Transmetuar më 02-09-2018, 12:43

Një tjetër skaf me 550 kg marijuanë është kapur në brigjet italiane.

Në pranga kanë rënë 2 skafistët një shqiptar 29 vjeçar me inciale V.B. e një shtetas italian 33 vjeç.

Skafi është identifikuar nga roja bregdetare italiane gjatë natës së shkuar në ujërat e Brindizit.

Pas një ndjekje të shkurtër skafi është ndaluar nga roja bregdetare italiane.

Në bordin e skafit prej 6.5 metra të gjatë janë gjetur rreth 550 kg marijuanë e konfeksionaur në 67 pako.

Vlera e drogës sipas financës italiane përllogaritet të kapte një fitim prej 5 milionë euro.

Financa italiane bën me dije se prej fillimit të vitit 2018 në rajonin e Puglias janë arrestuar 35 skafistë, janë sekuestruar 14 tonë marijuanë dhe 14 mjete lundruese.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd