Transmetuar më 02-09-2018, 10:11
Foto ilustruese

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Tiranë. Një foshnjë është gjetur e braktisur pa shenja jete në një çantë të hedhur në rrugë.

Zbulimi tronditës është bërë në rrugën “Azem Galica”.

Sipas policisë, foshnja ishte e porsalindur ndërkohë ende nuk dihen rrethanat se si ka humbur jetën.

Do të jetë kryerja e analizave të ADN-së që do të çojë në identifikimin e nënës së fëmijës.

Policia u njoftua nga disa kalimtarë për çantën e dyshimtë.

Pas kontrollit të kryer u bë zbulimi tronditës./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd