Transmetuar më 02-09-2018, 08:14
Vendi ku ndodhi sulmi me thikë

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një muze në Mantova të Italisë ku një grua ka sulmuar me thikë katër persona, duke lënë të vdekur njërin prej tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muzeun “Canneto sull’Oglio” ku viktimë ka mbetur punonjësja 54-vjeçare Paola Berettan.

Raportohet se agresorja është një shtetase polake e vënë në pranga nga policia. Ajo është futur në muze dhe ka sulmuar punonjësen e mbetur e vdekur dhe një tjetër person.

Më pas ajo doli në rrugë dhe goditi edhe një grua që po shtynte një karrocë me fëmijë. Një natë më parë gruaja kishte sulmuar edhe një tjetër person.

Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, mbeten ende mister shkaqet e sulmeve nga gruaja në fjalë.

Policia vendase po heton të shkuarën e saj për të hedhur dritë mbi krimin./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd