Ka dalë në shitje prej pak muajsh, ky telefon i krijuar nga një kompani amerikane në New York dhe ka gjetur sukses, pasi deri më tani janë shitur 10 mijë copë.
Ideja e cila qëndron pas këtij produkti është që të shpëtojë personat nga nomofobina, një term i futur rishtaz dhe që ka të bëjë me frikën se mos mbetemi të shkëputur nga telefonat.
Light Phone, është një telefon që ofron minimumin e teknologjisë. Ka një ekran me prekje, ku shfaqet ora dhe nëntë tastet për të formuar numrat e telefonit, dhe që lejojnë maksimumi, krijimin e një axhende prej nëntë personash.
Ndizet dhe fiket, bllokohet dhe zhbllokohet, asgjë më shumë… si dikur. Kjo gjeneratë e tre telefonash përgjigjet në mënyrë konkrete ndaj asaj që kërkohet dhe ka si ide, tentativën për të frenuar varësinë ndaj telefonave.
Light Phone, reklamohet si një “telefon që të respekton vërtetë”, duke lënë të lirë personin që e përdor që të merret me detyrat dhe angazhimet që ka, pa kontrolluar smartphonin çdo moment, shkruan noa.al.
Është i këshillueshëm edhe për fëmijët në shkollë, të cilët mund të jenë në kontakt me familjen pa u përhumbur në internet.
Ky telefon shitet për një çmim që varion nga 50 deri në 100 dollarë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd