Transmetuar më 01-09-2018, 10:38

Këngëtarja Altuna Sejdiu i është rikthyer në mënyrë aktive karrierës së saj, pas një ndërprerje prej një viti e gjysmë, prej lindjes së djalit.

Por këtë të premte ajo ka ndarë momente pasionante, teksa puthej në buzë me të shoqin Patris.

Ata kanë filmuar veten duke shkëmbyer puthje, teksa ndodheshin në një lokal nate.

Kujtojmë se pak javë më parë ajo u rikthye me këngën “Chonga”, ndërkohë që po punon për projekte të reja.

Deri më tani lidhja mes Tunës dhe Patrisit, duket mjaft harmonike, teksa po shijojnë rritjen e djalit, i cili është rreth një vjeç e gjysmë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd