
Një kambist në Cërrik, denoncon se në orët e para të mëngjesit të sotëm, një person i armatosur i ka dalë përpara dhe i ka marrë përpara.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, Cërrik , rreth orës 06.40 të kësaj të shtune.
51-vjeçari A. Ngjela, deklaron se në momentin që ka futur lekët në makinë, i është afruar në mjet një person i pa maskuar dhe me pistoletë.
I dëmtuari pretendon se nën kërcënimin e armës i ka kërkuar lekët, ku dhe i ka marrë. Mësohet se bëhet fjalë për 1.4 milionë lekë të reja.
Pas largimit të grabitësit, kambisti ka lajmëruar policinë, duke denoncuar gjithë sa ka ndodhur.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





