Transmetuar më 20-08-2018, 12:26

Forcon lidhjen në çift– Masazhi është një mënyrë për tu afruar me partnerin/en, sidomos kur është mashkulli ai që e bën. Është një veprim i ëmbël dhe i kënaqshëm, i cili forcon intimitetin në çift duke stimuluar jetën seksuale.

Është shumë romantik– Cila është ajo femër që nuk ka ëndërruar që të kalojë një natë romantike nën dritën e qirinjve, me muzikë në sfond dhe duke u masazhuar? Një mashkull që dëshiron ti tregojë partnerws së tij se e dashuron çmendurisht, mund ti bëjë fare mirë një dhuratë të tillë.

I bën femrat më të bukura– Mund të duket absurde, por masazhi e bën një femër më të bukur për shkak se stimulon qarkullimin e gjakut duke e bërë lëkurën të tonifikuar dhe të lëmuar.

Atmosfera mund të nxehet– Nuk ekziston asgjë më e mirë se sa një masazh për të nxehur atmosferën në dhomën e gjumit. Është i ditur fakti që femrat duan të jenë të përkëdhelura edhe në momentet intime, kështu që masazhi është ideal.

Redukton luhatjet e humorit– Një nga gjërat që meshkujt nuk durojnë dot tek femrat janë luhatjet e humorit. Por duket se një masazh mund të ndryshojë situatën, duke qenë se i relakson femrat duke reduktuar ndjeshëm nervozizmin dhe stresin, shkruan noa.al.

Përmirëson cilësinë e gjumit- Masazhet janë zgjidhja ideale për të fjetur mirë gjatë natës dhe femrat shpesh nuk arrijnë që të çlodhen as kur shkojnë në shtrat për shkak të ditës së ngarkuar që kanë pasur. Kështu që partnerët e tyre nëpërmjet masazhit mund ti bëjnë vërtetë të lumtura dhe të çlodhura.

Zgjidhje kundër depresionit dhe ankthit– Masazhi arrin që të relaksojë këdo dhe cilësohet si një ilaç i vërtetë për femrat që vuajnë nga depresioni për shkak të ngarkesës nga stresi. Kur një gjë të tillë e bën partneri, femra bëhet e lumtur brenda pak minutash. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd