Transmetuar më 18-08-2018, 14:00

Një ngjarje tragjike ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një nënë i vuri zjarrin shtëpisë dhe u hodh mes flakëve bashkë me dy vajzat binjake 14-vjeçare.

Që të treja gjetën vdekjen, duke u djegur të gjalla. Mau Dao, 47 vjeçe, vdiq bashkë me vajzat Tram dhe Trinh Tran, në shtëpinë e tyre në Vallejo, në veri të San Francisco, natën duke u gdhirë 6 gushti.

Edhe vajza tjetër 11-vjeçare, mbeti e plagosur nga zjarri, por arriti që të largohej, duke lajmëruar policinë mbi çfarë po ndodhte.

Por pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe policisë shtëpia ishte djegur.

Gruaja dhe dy vajzat u transportuan me urgjencë në spital, por humbën jetën njëra pas tjetrës si pasojë e plagëve të marra.

Dyshimet e policisë janë përqendruar në faktin se gruaja i ka vënë zjarrin shtëpisë, për ti dhënë fund jetës së saj dhe atyre të vajzave, shkruan noa.al.

Lidhur me motivin e kësaj ngjarje, policia është shprehur e rezervuar për të zbuluar më shumë detaje. /a.y/noa.al