Transmetuar më 18-08-2018, 13:17

Një vajzë vetëm 9 vjeçe, Harriet Forster, nga Oxford, humbi jetën për shkak të një traume të rëndë në kokë, pasi një shkëmb u shkëput nga muri i Seaton Garth, në Staithes, të Britanisë së Madhe.

E mitura po luante në plazh, kur masivi shkëmbor i ra në kokë.

Ndihma e shpejtë bëri të pamundurën për ta përmendur, por vajza u deklarua e vdekur në vendin e ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 9 gusht, teksa e mitura dha shpirt para syve të prindërve.

“Nuk arrijmë ta pranojmë këtë tragjedi. Harriet ishte drita e jetës sonë. Ju kërkojmë qe të na jepni kohën që na duhet për të marrë veten nga dhimbja. Ju falenderojmë”, thuhet në mesazhin e familjes Forster.

Sipas rojes bregdetare, një pjesë e shkëmbit që rrethon bregun u rrëzua. /a.y/noa.al