Transmetuar më 18-08-2018, 12:53

“Më vjen keq për të gjithë ata që do lëndoj. Ju lutem mos mendoni se jam egoist. Nuk isha djali më i mirë dhe as shoku më i mirë. Më vjen keq që nuk do ju shikoj më, por me zor po pres që të vij pranë teje mami. Lamtumirë të gjithëve”.

Është ky mesazhi i lamtumirës i postuar në Facebook, nga i riu nga Uellsi, Brendon Holder.

Ai vari veten më 8 gusht në shtëpinë e tij, pak minuta pasi publikoi një fotografi të tijën kur ishte fëmijë, me të ëmën e cila është ndarë nga jeta pak kohë më parë.

Trupi i pajetë i Brendon, futbollist i ekipit të Carmarthen Stars, u gjet pasditen e asaj dite.

Pas vdekjes së tij ekipi i “Carmarthen Stars”, anuloi dy ndeshje, shkruan noa.al.

“Jemi të shkatërruar. Humbëm një djalë të shkëlqyer dhe një futbollist të talentuar”, thuhet në deklaratën e skuadrës së futbollit. /a.y/noa.al