Transmetuar më 18-08-2018, 11:11

Një hetim dhe kërkim intensiv i zgjidhur në sajë të Facebook. Është kjo ajo që ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku 57-vjeçarja nga Manchester, Penny Farmer prej vitesh jetonte me një peng në zemër, atë që nuk kishte parë ende pas hekurave vrasësin e vëllait dhe të fejuarës së tij, të vrarë në vitin e largët 1978.

Vrasësi ishte në liri prej 40 vitesh dhe pavarësisht tentativave të të atit, gazetar i BBC,

për ti dhënë një emër dhe fytyrë, duke punësuar edhe një detektiv privat, çdo gjë rezultoi e kotë.

Penny kishte ende një letër për të lozur dhe atë bëri, dinte emrin e personit të fundit që kishte takuar vëllanë dhe të fejuarën e tij, e shkroi në Facebook dhe në sajë të rrjetit social arriti që të zgjidhë rastin, duke shkuar tek dy djemtë e burrit, të cilët pranuan se kishin parë të atin teksa vriste dy të rinjtë.

Christopher, vëllai i Penny, dhe e fejuara e tij Peta, vendosën që të shkonin për pushime, pasi ishin diplomuar njëri për mjekësi dhe tjetri për drejtësi.

Do të ishte udhëtimi i tyre i fundit, para se të nisnin punën, por që nga ai udhëtim nuk u kthyen më.

Në letrën e tyre të fundit që mban datën 29 qershor 1978, Christopher i tregonte familjes se kishte njohur një burrë i cili do i çonte në Meksikë, madje kishte shkruar edhe emrat e dy djemve të tij. Por që nga ai moment nga dy të rinjtë nuk pati asnjë shenjë.

Trupat e tyre u gjetën muaj më vonë në Guatemalë të hedhur në det, me qese në kokë.

U kuptua direkt se ishin vrarë dhe se nuk bëhej fjalë për një aksident. Familja e Christopher u fiksua pas gjetjes së fajtorit.

Kështu i përqendruan tek emri që ai kishte shkruar në letër, Silas Duane Boston, një person me precedentë penalë.

Gjetja e tij ishte e pamundur për vite me radhë, por Penny nuk u dorëzua. Ajo shkroi në Facebook, emrin e Boston, duke lidhur kontakte me dy djemtë e tij, Vince dhe Russell emrat, ku pas bisedave të shumta ata pranuan se ishte babai ai që kishte vrarë çiftin e të fejuarve, shkruan noa.al.

I dyshuari për krimin e dyfishtë gjeti vdekjen në burg në moshën 76-vjeçare, pak ditë pasi gruaja bëri zbulimin, ndërsa ishte dënuar për vepra të tjera penale. /a.y/noa.al