Transmetuar më 17-08-2018, 20:24

Një grua në Angli ka mbetur e befasuar kur ka gjetur unazën të cilën e kishte humbur 12 vite më parë.

Unazën e saj prej ari ajo e kishte humbur në një kopësht perimesh 12 vjet më parë por ka mbetur e befasuar kur e ka parë mbi një karrotë.

Lin Keitch, 69 vjeç, nga Monkton Heathfield pranë Taunton, Somerset, e vuri re unazën duke larë perimet e saj në shtëpi.

Ishte një dhuratë për ditëlindjen e 40-të nga burri i saj Dave, dhe ishte humbur nga vajza e tyre.

Çifti beson se karrota u rrit përmes unazës.

“I preva zarzavatet dhe i pastrova por pashë unazën mendova çfarë është kjo?!”, shprehet e befasuar Lin.

Ajo njohu unazën e saj menjëherë edhe pse ishte mbuluar nga dheu./a.k/noa.al/