Transmetuar më 17-08-2018, 13:26

Denise Marie Woodrum, një murgeshë amerikane 51-vjeçare nga Missouri, ishte e sigurtë se askush nuk do dyshonte tek ajo dhe se kalimi në doganën e aeroportit të Sidnei në Australi, do të ishte pa problem.

Por gabohej plotësisht, pasi sapo zbriti në aeroport, u bllokua me një kilogramë kokainë, të fshehur në takat tejet të larta të këpucëve.

Ndërsa ka kaluar një vit nga arrestimi, ndaj saj ka nisur procesi gjyqësor.

Deri më tani murgesha është justifikuar duke thënë se e kishte tradhtuar një burrë misterioz të cilin e kishte njohur online por që nuk e kishte takuar kurrë, me emrin

Hendrik Cornelius, të cilit i kishte premtuar se do e ndihmonte, duke pranuar të shkojë në Australi dhe duke veshur për të taka të larta brenda së cilave fshiheshin objekte për shitje, por pa pasur dijeni për kokainën.

Është kjo alibia e murgeshës e thënë këtë të martë në gjykatë, para gjyqtarit Penelope Wass.

“I gjithë rrëfimi i saj është i pabesueshëm, duke nisur nga fakti që pretendon se është mashtruar online nga një njeri të cilin nuk e ka parë kurrë”, deklaroi gjyqtari.

Ndërkohë prokurori Ben Dunstan, e akuzon se gënjen dhe se e di fare mirë që bënte rolin e një korriereje droge për një organizatë kriminale.

Marie Denise fluturoi në fillim të korrikut të nga Missouri në Texas, dhe më pas në Trinidad dhe Tobago më 18 korrik.

Një ditë më vonë shkoi në Suriname të Amerikës së Jugut dhe më 25 korrik, dërgoi një mesazh ndaj dikujt me emrin “Stacie”, shkruan noa.al.

Prokurori thotë se murgesha paguhej për shërbimit dhe se më 30 korrik i kishte dërguar një mesazh të koduar Cornelius dhe më 2 gusht të 2017, i kishte dërguar një listë me shpenzimet për hotelet dhe udhëtimet dhe më tej ishte nisur për në Sidnei, ku dhe u arrestua. /a.y/noa.al