Transmetuar më 17-08-2018, 09:46

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, njofton për rregullat e reja për të marrë vizë.

“Nuk keni nevojë për garanci financiare ose dokumente të tjera në mbështetje të aplikimit tuaj për vizë turistike për në Shtetet e Bashkuara. Vendimet tona bazohen tek intervista, ndaj ejani të përgatitur për t’iu përgjigjur disa pyetjeve dhe lërini dokumentet në shtëpi!”, thuhet në qëndrimin e ambasadës.

Sakaq ambasada sqaron se çdokush mund të aplikojë për vizë, për sa kohë ai ose ajo plotëson formularin dhe paguan tarifën e aplikimit për vizë.

“Të inkurajoj të shikosh kriteret online për lëshimin e vizës, si dhe papranueshmëritë e mundshme. Unë kam vënë re që aplikantët që paraprakisht bëjnë kërkime rreth papranueshmërive të mundshme të vizave, janë në gjendje të vetëpërcaktojnë nëse atyre mund t’u lëshohet apo t’u refuzohet viza, si të aplikojnë apo të mos aplikojnë. Ju urojmë fat!”, thuhet në sqarim.

Në vijim thuhet se refuzimet për vizë janë gjithmonë zhgënjyese dhe të vështira për cilindo:

“Unë besoj se ajo për të cilën ju jeni të mërzitur është që ligji i Shteteve të Bashkuara mbi imigracionin, kështu siç është, është shumë strikt.

Si zyrtarë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe si oficerë konsullorë, autoriteti ynë vendimmarrës mbi vizat, si për lëshimet, edhe për refuzimet, është tërësisht i lidhur me ligjin e Shteteve të Bashkuara mbi imigracionin, më saktësisht Akti i Imigracionit dhe Nënshtetësisë.

Sipas Aktit të Imigracionit dhe Nënshtetësisë (AIN), neve na duhet të konsiderojmë çdo aplikant vizash jo-imigruese si një person që synon imigracionin në Shtetet e Bashkuara, pra si një imigrant të mundshëm, përveç rastit kur ata provojnë që nuk janë të tillë. Kjo është një pengesë ligjore e domosdoshme, tepër strikte, që duhet tejkaluar.

Neve na duhet të shqyrtojmë çdo çështje për vizë individualisht. E thënë ndryshe, çdo person duhet të dëshmojë që ai ose ajo i plotëson kërkesat për kualifikim për për kategorinë e vizës dhe të ketë lidhje të forta me një rezidencë jashtë Shteteve të Bashkuara. Për shkak se secili person ka rrethanat e tij unike, ne nuk vijmë dot në të njëjtin konkluzion për çdo individ.

Këshilla ime në përgjithësi për aplikantët (në të gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri), të cilët janë refuzuar nën Seksionin 214b të AIN, është që të kuptojnë se refuzimi nuk është një paragjykim, apo kritikë, ndaj jush personalisht. Oficeri konsullor nuk po paragjykon zgjedhjen tuaj në jetë apo situatën tuaj jashtë Shteteve të Bashkuara. Ata thjesht po bëjnë një vlerësim të lidhjeve tuaja jashtë Shteteve të Bashkuara, si dhe nëse ju i përmbushni ose jo kriteret për kualifikim të përcaktuara tek AIN, të cilat janë shumë strikte.

Dhe, mbani mend që refuzimet në Seksionin 214b të AIN nuk janë të përhershme. Lidhjet tuaja jashtë Shteteve të Bashkuara, si dhe kriteret e tjera për kualifikim për vizat jo-imigruese ndryshojnë përgjatë kohës, pasi edhe vetë jetët tona evoluojnë. Sigurisht, kjo lyp edhe pyetjen: “Kur mund të riaplikoj unë?” nëse dhe kur të aplikoni është tërësisht në zgjedhjen tuaj, por është e dobishme të mbani mend që nëse juve ju është refuzuar viza bazuar në lidhje jo të forta jashtë Shteteve të Bashkuara, do ishte më e udhës që të prisni derisa situata juaj të ndryshojë përpara se të aplikoni përsëri për vizë, ose t’i evidentoni sa më qartë këto lidhje dhe fakte tek formulari juaj i aplikimit DS-160.

Shpresoj që kjo t’ju ndihmojë duke hedhur pak më shumë dritë mbi refuzimet 214b, në përgjithësi, dhe se si oficerëve konsullorë u kërkohet që të shqyrtojnë çështjet për vizë. Nëse akoma po kërkoni për më tepër informacion dhe udhëzim, do doja t’ju referoja tek faqja jonë e internetit: https://travel.state.gov/…/visa…/visa-denials.html”.

Si të aplikoni për vizë jo-emigrimi

Për të aplikuar për vizë jo-emigrimi (p.sh.: biznes, turist, vizitor, student, punë, etj.), ju lutemi të ndiqni hapat e mëposhtëm, nuk kërkohen dokumente shtesë:

1. HAPI I PARË: Plotësoni Aplikimin Online

Secili aplikant, pavarësisht moshës, duhet të plotësojë formularin e aplikimit për vizë jo-imigrimi DS-160 online https://ceac.state.gov/genniv/ . Gjatë aplikimit, ju do të ngarkoni edhe një fotografi digjitale që i përmbush standardet e Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore – në Anglisht”.

Pasi të keni plotësuar formularin DS-160, printoni fletën e konfirmimit që mban kodin e aplikimit tuaj. Ju duhet ta sillni këtë fletë konfirmimi kur ju të paraqiteni në Ambasadën Amerikane në Tiranë për intervistën tuaj për vizë.

E RËNDËSISHME: Plotësoni të gjithë informacionin me saktësi në formularin DS-160. Nëse keni përdorur emër ose mbiemër tjetër për shkak të martesës apo për arsye të tjera, ju duhet të vendosni tek DS-160 të gjithë emrat dhe mbiemrat e mëparshëm. Nëse nuk vendosni informacionin e saktë, do të krijohen vonesa në shqyrtimin e aplikimit tuaj për vizë. Formulari duhet plotësuar në Anglisht; për ndihmë ju lutemi lexoni udhëzimet në Shqip (PDF 251 KB).

2. HAPI I DYTË: Paguani Tarifën e Vizës

Secili aplikant, pavarësisht moshës, duhet të krijojë një llogari duke pёrdorur njё nga mёnyrat e mёposhtme për të paguar tarifën e vizës dhe për të caktuar takimin për vizë:

• Në internet: https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv

Me telefonon nё numrin: +355-044-500-037; ose 703-520-2498 nga SHBA;

Me shёrbimin Skype nёn emrin usvisaalbania.

Pasi të keni krijuar një llogari, ndiqni udhëzimet dhe zgjdhni mënyrën e pagesës (PDF 182 KB) për tarifën e vizës jo-emigruese. Pasi të paguani tarifën ju duhet për të caktoni një takim siç jeni udhëzuar.

3. HAPI I TRETË: Rinovim i vizës me postë ose Caktimi i Takimit për Vizë

Nëse ju po rinovoni një vizë që ka skaduar brenda 12 muajve, dhe kjo vizë ishte lëshuar në Tiranë, si dhe ju po aplikoni për të njëjtën kategori vize për të cilën kishit aplikuar edhe në vizën e fundit, atëherë ju mund të mos paraqiteni në Ambasadë për intervistë. Hyni tek llogaria juaj tek https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv dhe përgjigjuni pyetjeve të rinovimit të vizës me postë për të parë nëse kualifikoheni. Këtu do të gjeni një shembull të pyetësorit (PDF 208 KB).

Nëse ju nuk kualifikoheni për rinovimin e vizës me postë, atëherë ju duhet të caktoni një takim për t’u paraqitur në Ambasadë. Ju mund të:

• Hyni tek llogaria juaj tek: https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv;

Me telefonon nё numrin: +355-044-500-037; ose 703-520-2498 nga SHBA;

Me shёrbimin Skype nёn emrin usvisaalbania.

Kërkesat për takimet të përshpejtuara për intervistë konsiderohen vetëm në rrethana të kufizuara, dhe mund të kërkohen vetëm pasi të keni plotësuar të gjitha hapat më lart.

4. HAPI I KATËRT: Përgatituni për Intervistën Tuaj

Ju duhet të sillni dokumentacionin e mëposhtëm a) në intervistën tuaj nëse do të intervistoheni personalisht, ose b) me postë nëse po rinovoni vizën me postë:

Pasaportën tuaj;

Fletën e konfirmimit të formularit DS-160 që përmban barkodin dhe fotografinë tuaj duhet printuar;

Një fotografi me përmasa 5×5 cm;

Fletën e takimit për intervistë që printuat nga https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv;

Ndonjë dokument shtesë ose tarifë shtesë që mund të kërkohen për llojin e vizës për të cilën po aplikoni.

Lutemi të paraqiteni në orarin e caktuar për takimin tuaj. Nuk është e nevojshme të mbërrini shumë herët: orari i takimit tuaj është orari kur ju do të lejoheni të hyni, ai nuk është orari kur ju do të intervistoheni. Pajisjet elektronike, ushqim, pije, si dhe çanta të mëdha nuk lejohen brenda në Ambasadë. Vetëm aplikantët që janë në listë për intervistë (dhe një prind nëse fëmijë që po aplikon është minoren) do të lejohen të hyjnë. Palë të treta (duke përfshirë të afërm, miq, kolegë, punëdhënës, avokatë, etj.) nuk do të lejohen të hyjnë në Ambasadë./a.y/noa.al