Transmetuar më 17-08-2018, 08:30

Këto ditë gushti, Missi i parë shqiptar Valbona Selimllari po shijon më në fund pushimet.

Ajo ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për tu relaksuar, ku teksa pozon buzë detit shkruan, “Shqipëria ime e bukur”.

Valbona shihet me bikini bardhë e zi, ku shfaq një trup tejet në formë.

Ndonëse është nënë e tre fëmijëve, ajo nuk ka asnjë lëshim në trupin e saj.

E cilësuar si “Missi pa kohë”, Valbona duket se i sfidon më së miri vitet, ku as tre shtatzënitë nuk ndikuan në pamjen e saj.

Valbona është tejet hermetike për jetën e saj private, saqë publiku shqiptar vetëm pak vite më parë e mësoi se ajo është nënë e tre fëmijëve, ndërsa për partnerin e saj nuk dihet thuajse asnjë detaj. /a.y/noa.al