Transmetuar më 17-08-2018, 07:41

Prej ditësh Kryeministri Edi Rama ndodhet me pushime bashkë me familjen në jug.

Mbrëmjen e kësaj të enjteje ai ka publikuar atë që e ka cilësuar “Fotografia e ditës”.

Bëhet fjalë për një nga fotot e rralla ku ai shihet me bashkëshorten Linda dhe djalin e tyre Zaho.

Ata shihen duke ecur buzë detit në mbrëmje, ndërsa mbajnë djalin për dore.

E gjtihë familja kryeministrore shihet e veshur në mënyrë sportive dhe me atlete.

Ndërsa Linda dhe Zaho mbajnë kapele në kokë, kreu i qeverisë duket më i shpenguar i veshur me të shkurtra. /a.y/noa.al