Transmetuar më 16-08-2018, 21:55

Arlind Ajeti duket se do qendrojë sërish në kampionatin italian.

Mbrojtësi mbylli një sezon mjaft të mirë te Frosinone me paraqitjet e tij, ku ishte i huazuar nga Torino.

Sipas mediave italiane dhe më konkretisht atyre puljeze, Arlind Ajeti është shumë pranë transferimit te Lecce.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka gjetur më në fund skuadër pasi Torino ka arritur akordin me Leccen që këtë sezon është rikthyer në Serie B.

Oferta e Lecces është vërtetë joshëse për ish mbrojtësin e Crotones i cili ka vendosur të zbresë një kategori më poshtë./a.k/noa.al/