Transmetuar më 16-08-2018, 09:56

Jo vetëm shqiptarët, por edhe shtetasit e huaj tentojnë të trafikojnë lëndë narkotike nga vend ynë.

Një shtetas italian kishte ardhur në Shqipëri si turist, por ka mbushur makinën me marijuanë dhe ka tentuar të largohet drejt vendit të tij.

Gjatë kontrollit të imtësishëm  të ushtruar në vijën e dytë  mjetit tip Fiat, në pjesën e  poshtme të mbrapakolpit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë  e 105 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit marjuanë.

Në pranga të policisë ra shtetasi Piero Mormina 60 vjeç, banues në Itali.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”./a.m./noa.al/