Transmetuar më 16-08-2018, 08:17

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e së mërkurës duke u gdhirë e enjtja në qytetin e Orikumit por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Një automjet tip “Benz” është përplasur me shtyllën e energjisë elektrike duke rrëzuar përtokë.

Për pasojë, i gjithë qyteti i Orikumit ka qenë pa energji elektrike.

Grupet e OSHEE zbritën në terren gjatë natës dhe punuan për riparimin e defektit.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia që ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./a.m./noa.al/