Transmetuar më 15-08-2018, 10:47

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri.

Krimi ka ndodhur në kryeqytetin helen Athinë ndërkohë viktimë ka mbetur një 36-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije.

Trupi i tij i pajetë është gjetur në kryqëzimin mes rrugëve “Makris” dhe “Parnithos” në lagjen “Kypseli” raportojnë mediat greke, referuar burimeve policore.

Ende nuk ka të dhëna për autorin apo autorët e krimit.

Policia greke ka nisur verifikimet për të shkuarën e shqiptarit të vrarë.

Në zonë janë sekuestruar disa kamera sigurie që mund të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen./a.m./noa.al/