Transmetuar më 14-08-2018, 20:30

Cristiano Ronaldo u shfaq për herë të parë veshur me një bluzë të Juventusit.

Ishte momenti i ndeshjes, kur ekipi i Serisë A të Juventusit mundi ekipin e Serisë B, po të Juventusit në një përballje tradicionale para fillimit të sezonit në qytezën Villar Perosa, Italy, pranë Torinos.

Sulmuesi i famshëm bëri golin e parë në ndeshje.

Cristiano Ronaldo-s i kanë mjaftuar tetë minuta për të shënuar golin e parë te klubi i tij i ri, Juventus.

Pas një pasimi të bukur nga mesi i fushës, Ronaldo ndodhet vetëm për vetëm me portierin dhe arrin ta mposhtë me lehtësi.

Më poshtë keni momente nga ndeshja ku u aktivizua ylli portugez.

Cristiano Ronaldo la Real Madridin gjatë këtij sezoni për tu bashkuar me italianët./a.k/noa.al/