Transmetuar më 10-08-2018, 22:45

Pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Vlorë, ku 8 persona mbetën të vrarë, ka folur edhe një i afërm.

Ai është shprehur se 24 vjeçari Ridvan Zykaj, nuk njihej si person problematik në fshatin Resulaj të Selenicës.

Ndërkaq sipas tij masakra ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, sepse brenda familjeve nuk ka patur konflikt të mëparshëm.

Mësohet se autori jetonte me familjen, ndërsa shumicën e kohës e kalonte duke ruajtuar bagëtitë.

Ndërkaq dëshmitari ka zbuluar se autori në moshën 16 vjeçare ka pësuar në vendin e punës një “fatkeqësi”, që e ka lënë me djegie në 70 përqind të trupit.

Sipas dëshmitarit 24 vjeçari menjëherë është transportuar drejt spitalit të Tiranës, ku është kuruar edhe për rreth 4-5 muaj.

"Nuk kanë patur konflikte të mëparshme. Ka qenë një herë i sëmurë, ka pasu një djegie në 70 përqind të trupit ku është transportuar në spitalin e Tiranës. Q

ë nga ajo kohë ka pasur djegie, po bën 7-8 vjet kjo gjë”, është shprehur dëshmitari.