Transmetuar më 09-08-2018, 10:42

Një tjetër aksident i ngjashëm me atë të Kamzës një ditë më parë ka ndodhur sot në Elbasan por fatmirësisht pa pasoja tragjike.

Raportohet se një automjet ka marrë përpara një familje, duke lënë të plagosur çiftin dhe fëmijën e tyre 1-vjeç.

Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Mengël të Elbasanit.

Të plagosur mbetën 26-vjeçari me inicialet K.V., bashkëshortja e tij 25-vjeçare me inicialet M.Sh., dhe vajza e tyre 1-vjeçe me inicialet A.V.

Ata janë transportuar me urgjencë në spitalin e Elbasanit. Policia thotë se të tre të dëmtuarit fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia bën me dije se ka ndaluar drejtuesin e automjetit që mori përpara familjen, 25-vjeçarin Indrit S. banues në fshatin Mengël./a.m./noa.al/

foto ilustruese