
Një familjeje në Shijak, e cila jetonte në një banesë të shkatërruar, iu premtua rindërtimi dhe mobilimi i saj.
Është kjo ajo që tha Kryeministri Edi Rama, i cili vizitoi dje familjen e Hysen Zhupanit, i cili jeton me të shoqen dhe tre fëmijët në kushte mjerimi.
“Kjo sot është ndryshe. Shumë ndryshe. Por desha ta ndaj me ju pa bërë asnjë koment. Ditë të mbarë të gjithëve miqtë e mi”, shkroi Rama, teksa publikoi edhe videon.
Ai i premton familjes Zhupani, se shtëpia do të rindërtohet dhe do të mobilohet.
“Do shihemi shpejt besoj, para se të vijë dimri”, i premton Rama familjes. Më tej ai shton, “Nuk e prisja kaq të tmerrshme”.
Gjithçka daton nëntë vite më parë, kur në shkurt të vitit 2009, familja Zhupani u kthye nga emigrimi dhe e gjeti të shkatërruar banesën e pozicionuar në vendin e quajtur Katër Rrugët e Shijakut.
Asokohe Hysen Zhupani bëri kallëzim në policinë e Shijakut, duke treguar se si e i gjeti muret e shtëpisë të shkatërruara.
Pas kallëzimit policia premtoi se do zbardhte ngjarjen dhe do identifikonte autorin/ët, ndërkohë që nisi një hetim për veprën penale “shkatërrim prone”.
Por ndonëse kanë kaluar kaq vite, autorët e ngjarjes nuk janë zbuluar, duke e veshur me mister shkatërrimin e banesës së familjes Zhupani.
Megjithatë më në fund, pas vitesh të tëra në kushte ekstreme Hysen Zhupanit, të shoqes dhe tre fëmijëve të tij, iu dha fjala se tashmë do të kenë një çati të re mbi kokë. /a.y/noa.al
Familja në varfëri ekstreme vizitohet nga Rama: Nuk e prisja kaq të tmerrshme!
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





