Rama publikon pamje mahnitëse të Shqipërisë turistike, flet për shtim të ndjeshëm vizitorësh
Transmetuar më 29-08-2018, 08:10

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të mërkurë me një video, ku shihen pamje mjaft të bukura nga zona të ndryshme turistike të Shqipërisë.

Të filmuara nga lartë shihen disa prej zonave më të bukura në vendin tonë.

“Me këto pamje mahnitëse të Shqipërisë turistike, që vetëm gjatë muajve janar-shkurt ka mikpritur 324 mijë vizitorë më shumë se një vit më parë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Prej kohësh kreu i qeverisë, promovon intensivisht turizmin me pamje dhe video.

Herë pas here ai publikon edhe artikuj të mediave ndërkombëtare, ku i bëhet jehonë turizmit në Shqipëri. /a.y/noa.al