Transmetuar më 27-08-2018, 19:17

Vendi u përfshi sot nga një mot i keq me reshje intensive që në disa zona u shoqërua edhe me stuhi të fuqishme.

Vlora ishte një prej zonave ku ka pasur erëra të fuqishme gjatë ditës.

Moti i keq ka sjellë pasoja në rrjetin elektrike.

Disa shtylla elektrike në Vlorë janë rrëzuar duke sjellë për pasojë kufizime energjie.

OSHEE bën me dije se grupet e riparimit të avarive ndodhen në terren dhe në zonat ku ka probleme shumë shpejt do rikthehet energjia./a.m./noa.al/