Një asteroid i madh sa piramida e Keopsit do ti afrohet Tokës javën që vjen
Transmetuar më 25-08-2018, 12:05

Një shpejtësi, por mbi të gjitha përmasa aspak të zakonshme, mjaftuan që të tërheqin vëmendjen e ekspertëve të NASA.

Është parashikuar që javën që vjen të kalojë një asteroid i madh me një distancë shumë të afërt me Tokën, por që duket se nuk ka rrezik përplasjeje.

Quhet 2016 NF23, dhe po lëviz me një shpejtësi prej 32 mijë kilometër në orë dhe ka një gjatësi mes 70 deri në 160 metra, çka sipas ekspertëve mund të ketë përmasa të ngjashme me piramidën e Keopsit.

Asteroidi do të kalojë pranë Tokës më 29 gusht, kur do të ndodhet më pak se 5 milionë kilometër larg planetit tonë. Bëhet fjalë për një distancë e barabartë me 13 herë nga ajo mes Tokës dhe Hënës.

NASA po ndjek në mënyrë konstante rrugëtimin e asteroidit, por siguron se afërsia e tij nuk është e rrezikshme për Tokën, shkruan noa.al.

Asteroidi 2016 NF23 është futur në listën e NEOs, arkiv i objekteve hapësinore që kalojnë shumë afër me tokën dhe që mbahen nën monitorim të vazhdueshëm. /a.y/noa.al