
Artan Broci është gjyqtari i radhës i Gjykatës së Lartë që largohet nga detyra si rezultat i vetingut.
Me shumicë votash, trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të Artan Brocit, i cili mban dhe postin e Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Vendimi për të u mor ditën e sotme, ndërsa Broci nuk ishte i pranishëm në seancë.
Në veting kaloi edhe gjyqtari tjetër i Gjykatës së Lartë, Medi Bici, i cili u konfirmua në detyrë.
Artan Broci ka probleme me shtyllën e pasurisë, pasi ka rezultuar me mospërputhje çmimesh për një apartament që ka blerë, dhe ka shmangur taksat.
Subjekti u mbrojt duke u shprehur se ka paguar detyrimet, por zyra e tatimeve nuk jep të dhënat.
Gjykatësi ka marrë notë pozitive për aftësitë profesionale dhe nuk ka kontakte me njerëz të krimit. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





