Transmetuar më 31-07-2018, 12:42

Edhe kjo e sotmja ka qenë një ditë e ngarkuar për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Para KPK është paraqitur në seancë dëgjimore edhe gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit Artur Malaj.

Në raportin e ILDKPKI thuhet se deklarimi i pasurisë nga ana e gjyqtarit është bërë i saktë.

Ndërkohë, KPK thotë se subjekti ka qenë bashkëpunues në verifikimin e thelluar.

Sa i përket pasurisë, ai ka deklaruar tokë bujqësorë në Vlorë një mijë metra katrorë dhe zotëron 50 % të saj. Tokë tjetër bujqësore në Vlorë, përfituar me ligjin 7501, pronë kjo ende e pa rëgjistruar. Për këto pasuri rezulton së përputhen deklarimet sipas KPK.

“Po ashtu rezulton një apartament i blerë 55 mijë euro në Tiranë. Në vitin 2008, cmimi i shtëpisë është ulur. Një garazh i blerë në vitin 2008 me vlerë 800 mijë lekë. Burimi është deklaruar nga kursimet e bashkëshortes dhe vetë subjektit”, vijon raporti i KPK.

“Nga verifikimi i kredisë konstohet se vlera e ambientit është 61 mijë euro dhe pagimi do bëhej me 4 këste. Subjekti nuk ka deklaruar kontratën për blerjen e apartamentin, nga analizimi i kësaj të fundit konstatohet se nuk është parashikuar blerja e garazhit dhe cmimi është më i madh”, thuhet në gjetjet e KPK më tej. Komisionit të Pavarur i Kualifikimit i kanë lindur dyshimet se kontrata me firmën e ndërtimit është fiktive.

Nga hetimi në lidhje me këto dy pasuri konstatohet se subjekti ka kryer deklarim të pasaktë për çmimin, nuk ka pasur burime të ligjshmë për të bërë këtë blerje.

Nga hetimet e KPK-së rezulton se bashkëshortja e gjyqtarit ka llogari bankare me mbi 100 mijë euro. Paratë janë depozituar me burim punën si notere.

KPK nhre dyshime edhe për një vilë 3-katëshe në Vlorë ku gjyqtari ka jetuar dikur, por ai thotë se nuk ka asnjë lidhje dhe se ka qenë me qira.

Aftësimi profesional:

DSIK e vlerëson të papërshtatshëm gjyqtarin për të vijuar detyrën pasi janë ngritur dyshime  të arsyshme për përfshirjen e tij në korrupsion dhe krimin e organizuar.

DSIK ka dorëzuar një raport, ku jep detaje lidhur me dyshimet se gjyqtari është përfshirë në korrupsion kur ka qenë në Gjykatën e Vlorës.

Por, nga hetimi i thelluar, KPK ka arritur në konkluzionin se këto të dhëna janë të pasakta.

Për gjyqtarin Artur Malaj ka 5 ankesa, ndërkohë që nga hetimi i KPK-së nuk rezulton të ketë shkelje./a.m./noa.al/