
Mendoi se plani “gjenial” funksionoi dhe ia hodhi, por kjo zgjati vetëm për tre muaj.
Një 31-vjeçar nga Babrruja mori me qira një automjet duke përdorur pranë kompanisë një dokument identifikimi fals.
Por, kur përfundoi afati, ai nuk e ktheu automjetin.
Pas denoncimit, policia identifikoi personin në fjalë dhe pas tre muajsh vuri në pranga shtetasin Albert Ibraliu.
“Ky shtetas më datë 23.04.2018, duke paraqitur një dokument identifikimi me gjeneralitete të rreme, ka marrë me qira një mjet tip “BMË”, në kompaninë e shtetasit Sh. B., dhe pasi ka mbaruar afati kohor i marrjes me qira, nuk ia ka kthyer më mjetin kompanisë”, raporton zyrtarisht policia.
Ndaj tij është caktuar në mungesë masa e sigurisë “arrest me burg”./a.m./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





