Transmetuar më 31-07-2018, 08:36

Luftërat shihen si kërcënimi më i madh për njerëzimin, por ajo që nuk dimë është se sëmundjet janë armiku i heshtur që marrin miliona jetë njerëzish çdo muaj në mbarë botën.

Të dhënat e vdekjeve nga sëmundjet janë të ngjashme me një bilanc lufte. Por, çfarë do të ndodhte në rast se përhapej një virus global?

Përgjigja është e thjeshtë: pasoja apokaliptike.

Ky është konkluzioni i arritur nga një grup studiuesish amerikan. Një virus global do të mund të vriste një miliard njerëz nëse mungojnë ilaçet dhe është virus i rëndë.

Ekspertët janë përpjekur të realizojnë një simulim për të kuptuar se çfarë do të ndodhte.

Asnjë mjedis nuk do të ishte i sigurt. Ndoshta në shumë zona do kishte mungesë ilaçesh. Në skenarin fiktiv, një simulim i përhapjes së një virusi përmes kollës, mund të vrasë 150 milionë njerëz.

Shkencëtarëve do u duheshin 20 muaj për të përgatitur vaksinën nëse kemi të bëjmë me virus të panjohur./a.m./noa.al/