Transmetuar më 30-07-2018, 23:07

Të dielën në mbrëmje ai arriti me avion privat në Torino, ku do t’i bashkohet Juventusit në stërvitje.

Ai fillimisht do të stërvitet individualisht, dhe në ditët në vijim pritet të bashkohet me ekipin.

Mediat italiane kanë zbuluar dhe shtëpinë e tij. Bëhet fjalë për yllin portugez Cristiano Ronaldos.

Një aventurë që do të shohë kampionin portugez që jeton në një shtëpi luksoze në Torino: dy vila me dy hyrje të veçanta, të zhytur në pyje dhe në zonën qendrore.

Shtëpia e CR7 ndodhet prapa Gran Madre, jo shumë larg shtëpisë së John Elkann. Niveli i sigurisë është në maksimum, privatësia do të garantohet nga rojet dhe kamerat.

Brenda ka gjithçka: nga një pishinë shtëpie, një palestër gjithnjë të pranishme, sepse Cristiano trajnohet çdo ditë edhe në shtëpi. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd