Transmetuar më 30-07-2018, 19:10

Një sasi prej rreth 500 kilogram drogë është kapur nga Policia Financiare e Leçes në rajonin e Puglias, në Itali.

Lënda narkotike është kapur në një gomone, ndërsa në pranga kanë rënë katër persona, njëri prej tyre shqiptar.

Ai është identifikuar me emrin Arsen Xhaferri 32 vjeç.

Mjeti lundrues me marijuanën në bord është kapur ndërsa po transportohej me një makinë pick up Mitsubishi në territorin e komunës së Frigoles.

Gomonia, shoqërohej nga një makinë tip "Fiat Multipla" ku udhëtonte edhe shqiptari Xhaferri, i cili pas verifikimeve ka rezultuar se është me precedent të mëparshëm penal.

Për ti shpëtuar kontrollit të forcave të rendit, të arrestuarit kishin ngarkuar në bordin e gomones instrumente peshkimi duke transportuar mjetin lundrues e lëndën narkotike në mes të ditës dhe duke u përfshirë me masën e gjerë të pushuesve që këtë ëeekend populluan plazhet e Puglias.

Pas kontrolleve, në bord u gjet sasia prej 502 kilogram marijuanë.

Gomonia me drogë kishte mbërritur në Puglia nga Shqipëria vetëm pak orë më pare, gjatë operacionit të së dielës.

32 vjeçari shqiptar, Arsen Xhaferri, i kishte ende rrobat e lagura në trup. Vlera e drogës, nëse do të hidhej në treg, do të kapte shifrën e 600 mijë eurove. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd