Transmetuar më 30-07-2018, 17:50

Nuk thonë kot që asnjëherë në jetë nuk duhet të dorëzohesh.

Optimizmi të ndihmon të ecësh përpara dhe të realizosh ëndrrat, qoftë edhe kur je në pamundësi fizike.

Këtë shembull e ka dhënë 18-vjeçarja italiane Chiara Bordi.

E reja ka humbur njërën këmbë në një aksident rrugor pesë vite më parë, por kjo nuk e pengoi të ndjekë ëndrrën e saj.

Ajo ka dalë e katërta në zonën e saj në Subiaco, duke u bërë pjesë e finales rajonale, që mund ta çojë atë drejt garës së madhe “Miss Italia” shkruan TGcom.

“Dola në pasarelë me disa pasiguri. Kam luftuar për të arritur këtu. Kam luftuar kundër paragjykimeve, kundër nënvlerësimeve dhe kundër vetes sime, dhe nuk dija çfarë të prisja”, ka deklaruar 18-vjeçarja që shprehet mjaft e lumtur për arritjen e saj./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd