Transmetuar më 30-07-2018, 16:13

Ish-ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga u nda sot nga jeta në moshën 69-vjeçare.

Ai ka ndërruar jetë në urgjencën e QSUT-së katër muaj pasi pësoi hemorragji cerebrale.

Edhe pse ai ishte nën trajtime intensive dhe kishte përmirësim, gjendja e tij u përkeqësua sërish dhe Hajdaraga u nda nga jeta gjatë orëve të paradites.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-nënkryetarit të Partisë Socialiste.

“I trishtuar për lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tim Luan Hajdaraga; burrë i paqtë e i arsyeshëm që diti gjithnjë të mos prishë qejf me asnjë. U prehtë në paqe”, shkruan Rama në rrjetet sociale./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd