Transmetuar më 30-07-2018, 12:14

Ish-Kryeministri Sali Berisha, thotë se policia liron narkotrafikantin, “famozin Fatos Gjura me valixhe me paund” me urdhër të Taulant Ballës, të cilit i shton si mbiemra “Gjura/Yaris/Hoxha/Jashari”.

Duke publikuar një mesazh të marrë, ai thotë se Antidroga dixhitale informon se policia e Durrësit arrestoi Fatos Gjurën dhe kunatën e tij sepse i gjeti me sasi të mëdha paundësh.

Sipas Berishës, Fatos Gjura është person në kërkim si kryetrafikanti i heroinës nga Librazhdi.

“Fatos Gjura kalonte me makinën e Taulant Ballës me imunitet parlamentar dhe pasaportë diplomatike kufirin e Maqedonisë me Shqipërinë, gjë të cilën e kam denoncuar në parlament disa vite me radhë!”, shkruan Berisha.

Më tej ai publikon edhe mesazhin që i ka dërguar një qytetar:

“Doktor përshëndetje !

Nga burime nga porti para tre ditësh policia e Durrësit ka arrestuar Fatos Gjurën dhe një grua të rrethit të tij familjar (Etleva e quajnë, më duket nusja e vëllait) gjatë kontrollit janë gjetur sasi të mëdha “Paund”, sidomos ne bagazhin e kunatës por policia nuk e ka bërë publike sepse ka ndikuar ortaku i tij Taulant Balla. Kjo është policia stimuluese dhe pjesëtare në krim.

Kofidenciale…” /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd