Transmetuar më 30-07-2018, 08:40


Aktivizimi i ishullit vullkanik Anak Krakatau, i cili ndodhet mes ishujve Sumatra dhe Giava, u filmua që në momentin e parë të shpërthimit.
Nga aktivizimi pati hedhje shkëmbinjsh dhe llave në det.
Vullkani indonezian, cilësohet si “biri” i një tjetër ishull vullkanik.
Bëhet fjalë për ishullin Krakatoa, i famshëm për katastrofën e vitit 1883.
Në atë vit si pasojë e aktivizimit të vullkanit humbën jetën 36 mijë persona, ndërkohë që shpërthimet u dëgjuan në pesë mijë kilometër distancë.
Në videon që gjeni më poshtë, mund të shihni pamjet e shpërthimit. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





