Transmetuar më 29-07-2018, 17:24


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon qëndrimet shpotitëse kundër Kryeministrit Edi Rama.
Ditën e sotme ai sjell një gjëegjëzë, ku për atë që e gjen, premton si shpërblim një makinë Toyota Yaris.
“Gjëegjëzë Edvingu
Kush i lidh e i mban bashkë?
një trafikant të dënuar droge me vëllanë Ministër të Brendshëm +
një gjyqtar që e shpëton nga ekstradimi ortakun e trafikantit të drogës +
komisionerët e vetingut që e shpallin këtë gjyqtar të përshtatshëm për të vazhduar detyrën!
Kush gjen përgjigjen e saktë, fiton Toyota Yaris”, shkruan Basha. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





