Transmetuar më 29-07-2018, 11:14

Mbrëmë gjatë orës 23:20, një person i moshës 22-vjecare është vrarë në fshatin Bresalc të Gjilanit. 

Policia për këtë rast e ka arrestuar një person, ndërkohë që i dyshuari kryesor i njohur për policinë është në arrati.  Rasti mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Policia ka filluar hetimet dhe ka arritur ta arrestojë një të dyshuar. Ndërsa, një i dyshuar tjetër ende është në arrati.

Sipas Ismet Hashanit, në emergjencën e Gjilanit pa shenja jete është sjellë i riu tashmë i ndjerë F.A. i lindur 1996, raporton Gazeta Express. 

Ai ka bërë të ditur se policia ka arritur ta arrestojë njërin prej të dyshuarve, por i dyshuari kryesor ndodhet në arrati. Në vendin e ngjarjes policia ka arritur ta konfiskojë një veturë.

Hashani tha se ende nuk dihen motivet e vrasjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd