Transmetuar më 28-07-2018, 22:25

Një tjetër rast vetëvrasjeje regjistrohet në vend. një vajzë e re nga fshati Shetaj i Durrësit i ka dhënë fund jetës.

Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet M.Gj., 28-vjeçe.

Ajo është vetëhelmuar me fostoksinë në banesë. Familjarët e kanë gjetur atë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Edhe pse e transportuan me urgjencë në spital, ndërhyrja e mjekëve rezultoi e pamjaftueshme.

E reja humbi jetën pas disa orësh.

Nuk dihen ende shkaqet që e çuan të renë drejt aktit fatal. Marrja në pyetje e familjarëve pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd