
Fluksi refugjatëve që vijnë nga Siria dhe vendet e tjera nga Lindja e Mesme apo Afrika Veriore nuk ndalet.
Këtë të shtunë policia ndaloi pesë refugjatë në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se ata kishin si destinacion Malin e Zi, e më pas vendet e tjera evropiane.
Klandestinët u ndaluan nga policia në lagjen “Perash”, pranë qendrës së qytetit.
Shkodra është në prej zonave strategjike ku kalojnë refugjatët para se t’i drejtohen Malit të Zi.
Ndërkohë, me depërtimin në mënyrë të jashtëligjshme të refugjatëve, ekziston edhe rreziku i kalimit të elementëve terroristë.
Dy ditë më parë u ndalua një i dyshuar për lidhje me grupet terroriste në Siri./a.m./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





