Transmetuar më 28-07-2018, 18:09

Numri i viktimave nga zjarret në Greqi ka shkuar mbi 80 ndërkohë autoritetet vijojnë me identifikimin e trupave të pajetë.

Mes të identifikuarve është edhe një fëmijë i cili ishte shpallur i zhdukur.

Familjarët po e kërkonin prej ditësh 13-vjeçarin Dimitris Elexopoulos por sot erdhi lajmi tragjik për të.

Autoritetet identifikuan trupin e tij të pajetë.

Grupet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të zhdukurit, numri i të cilëve është i paqartë.

Ndërkohë, numri zyrtar i viktimave ka shkuar në 88 persona./a.m./noa.al/