Transmetuar më 28-07-2018, 17:27

Kalifornia po kalon një situatë tepër të rëndë nga zjarret.

Edhe pse situata nuk mund të krahasohet me Greqinë, flakët u kanë marrë jetën dy zjarrfikësve ndërkohë 50 banesa janë shkatërruar.

Sipas autoriteteve, 5 mijë banesa të tjera rrezikohen.

Grupet e emergjencave u kanë bërë thirrje qytetarëve t’i braktisin ato pasi rrezikohen nga flakët.

Mbi 3400 zjarrfikës janë në terren ndërkohë raportohet 48 mijë hektarë pyje janë djegur.

Zjarri është favorizuar nga era që e ka përhapur me shpejtësi./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd