Transmetuar më 28-07-2018, 12:05

Një debat i nisur fillimisht me fjalë, i vijuar më tej me ngritje dore dhe me ndërhyrjen e policisë.

Është kjo ajo që ka ndodhur në fshatin Mbyet të Fierit, ku protagonistë janë dy vëllezërit Bako.

Erjon Bako, 35 vjeç, banues në Mbyet, Fier, u vu në prangat e policisë pas denoncimit të bërë nga i vëllai.

Ndalimi i tij bë pasi, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, G.Bako, 47 vjeç.

Ky i fundit për shkak të dëmtimeve të pësuara, u paraqit në komisariat, ku dhe bëri denoncimin ndaj të vëllait.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Dhuna në familje”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd