Transmetuar më 28-07-2018, 09:55

Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se Lek Ndou ka hapur zjarr drejt një furgoni, për shkak se kishte konflikt me djalin e shoferit, Tonin Pepkolaj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të kësaj të premteje, pranë zonës së njohur si “Gropa” në Fierzë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati persona të lënduar, ndërsa furgoni me targë AA982MG që kthehej nga Tirana drejt Fierzës, u godit nga tre plumba.

Nga hetimet e policisë, dyshohet se autori i të shtënave është Lek Ndou.

Por pak orë pas kësaj ngjarje, po në Fierzë, persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr drejt një banese në fshatin Porav.

Mësohet se banesa e vënë në shënjestër është ajo e Lek Ndout, personi i dyshuar për të shtënat drejt furgonit.

Dyshimet paraprake të policisë janë përqendruar në faktin se të shtënat drejt banesës së Ndout, mund të kenë qenë hakmarrje nga pala e “furgonit”.

Sakaq edhe tre javë më parë, drejt banesës së Ndout është qëlluar me armë zjarri. /a.y/noa.al

Të shtëna me armë zjarri, qëllohet në drejtim të një furgoni

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd