Transmetuar më 27-07-2018, 12:44

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, thotë se ai që njihet si projekti i Teatrit të ri Kombëtar, është në fakt projekti i ndërtimit të kullave.

Në një dalje të sotme për mediat nga selia blu, ai deklaroi se Teatri nuk mund të ndërtohet duke shkatërruar një pjesë të trashëgimisë tonë kulturore, por edhe të Europës, duke nënvizuar se të drejtën për ta shkatërruar këtë pasuri të trashëgimisë kulturore nuk e ka asnjë gjeneratë.

“Mundësitë ekzistojnë për një teatër të ri, por nuk ka vullnet për teatër të ri. Teatri i Ri është loja për kullat. Dhunohet edhe autonomia lokale, pasi duhet të dëgjohet edhe zëri i qytetarëve të Tiranës, përmes përfaqësuesve të tyre në Këshillin Bashkiak”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se ndjen neveri për mënyrën se si Rama ka mashtruar dhe manipuluar artistët për të pasur kushte më dinjitoze pune, ndërsa tha se po përgatitet për të shuar një pjesë të trashëgimisë kulturore.

Sipas tij ëndrra e vjetër e Edi Ramës, është që kryeqyteti të quhet “TiRama”.

Basha tha se PD, e ka planin për artin, në mënyrë që të trajtohet si në vendet e tjera të rajonit. /a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd