

Autoritetet angleze janë vënë në kërkim të një shqiptari i cili akuzohet se ka tentuar të vjedhë 3 milionë sterlina në llogaritë bankare të klientëve të ndryshëm.
Bëhet fjalë për Denis Markun, ish-oficer banke, i cili ka tentuar të vjedhë paratë e klientëve të bankës ku punonte në Chelsea.
Më konkretisht në rolin e asistentit të klientëve, ai kishte akses në llogaritë bankare të klientëve të “Metrobank.
Autoritetet angleze kanë publikuar foton e Markut, duke deklaruar se ai dyshohet të jetë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Po ashtu dyshohet se 22-vjeçari ka lidhje të ngushta me komunitetin e shqiptarëve dhe atyre të Kosovës, në perëndim të Londrës.
Për këdo që ka informacion për kapjen e tij, vihen në dispozicion këto kontakte, numri i telefonit 0207 709 6600 dhe email: [email protected]. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





