Transmetuar më 26-07-2018, 23:36

Në tualetin e avionit AirAsia, që bëri zbritje në Nju Delhi, është gjetur një foshnjë e pajetë.

Dyshohet se gruaja që e ka lënë aty ka lindur gjatë fluturimit, dhe thuhet që fëmija ka lindur i vdekur.

Policia dhe kompania ajrore kanë nisur të kontrollojnë çdo femër që ishte në fluturim. 

Nëna e foshnjes, e cila besohet të jetë nën moshë dyshohet të ketë lindur në avion për t’i pyetur nëse kanë informacion mbi ngjarjen..

Ajo po mbahet nga policia për t’u marrë në pyetje. Sipas mediave lokale, foshnja u gjet me letër tualeti në gojë, por ende nuk dihet ekzaktësisht si ndodhi lindja. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd