Transmetuar më 26-07-2018, 17:29

Cristiano Ronaldo pas transferimit te Juventusi ka mbyllur edhe problemet me autoritetet spanjolle lidhur me akuzat për evazion fiskal.

Ai përfundimisht është dënuar me dy vite burg me kusht, dënim të cilin nuk do ta kryejë prapa hekurave asnjë sekondë.

Po ashtu, Ronaldo do të gjobitet edhe me 19 milionë euro. Kjo gjobë fshin dënimin e tij dhe ai do të rezultojë i pastër.

Ronaldo akuzohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 15 milionë eurosh mes viteve 2011-2014 pasi ka fshehur të ardhurat.

Por sipas Agjencisë Spanjolle të Lajmeve ka një mospërputhjes mes dënimit me dy vite me kusht dhe fshirjes së tij përmes gjobës.

Gjithsesi, e rëndësishme është që Ronaldo i mbylli llogaritë përgjithmonë me drejtësinë pa rrezikuar burgun./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd