Transmetuar më 25-07-2018, 20:28

Mes të humburve në zonat e Greqisë, të cilat u përfshinë nga zjarret masive, janë edhe dy gra shqiptare.

Mësohet se ato ishin punonjëse në një tavernë dhe nuk ka asnjë informacion për vendodhjen e tyre.

Ndërkohë, deri më tani janë konfirmuar 80 viktima dhe qindra të tjerë të plagosur.

Shuarja e flakëve do t’i hapë rrugë një hetimi për të zbuluar shkaqet e vatrave të zjarrit, për të cilat dyshohet se kanë qenë të qëllimshme.

Po ashtu, Greqia ka kërkuar ndihmën e SHBA-ve për të monitoruar territorin nga ajri përmes dronëve. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd